Skuadra shqiptare po e çon peshë Malin e Zi

Futboll

Skuadra shqiptare po e çon peshë Malin e Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:19
Kristijan Vulaj dhe Ilir Camaj

Deçiq nga Tuzi nuk njeh rival! Skuadra shqiptare triumfoi me rezultat bindës 4:1 kundër Rudarit të Plevlës, në takimin që u zhvillua nën dritat e reflektorëve të stadiumit në Tuz. 

Pas 446 minutave Deçiq pësoi gol, duke dëshmuar se kanë mbrojtjen më të mirë në Telekom Ligën e Parë të Malit të Zi. 

Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë, kur tuzjanët udhëhoqën me rezultat 3:0.  Në katër minutat e fundit edhe pësuan golin e parë pikërisht në javën e pestë. 

Futbollisti Ilir Camaj e ka nisur serinë e golave në minutën e 10-të, duke vazhduar Kristijan Vulaj (37’ e 58’), Anxhela Rudoviq (43’),  ndërsa Marko Merdoviq realizon golin e nderit për ekipin e Rudarit pikërisht në minutën e 86-të.
Kristijan Vulaj ka treguar paraqitje të mirë, duke shënuar dy herë në portën rivale.

Vulaj deri me tash ka shënuar 3 gola për ekipin e tij për 5 ndeshje.   

Deçiq me rezultate fantastike po e çon peshën Malin e Zi. 

Kjo skuadër renditet në vend të dytë me 11 pikë apo ka tri fitore e dy barazime me goldallim 8:1, duke mbetur për dy pikë pas liderit Podgorica. Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, padyshim se është i kënaqur, sidomos me fitoren bindëse në sfidën e sotme!  

Liga e Parë e Malit të Zi
OFK Titograd - Iskra 1:1
Deçiq - Rudari 4:1
Sutjeska - Zeta 0:2
Podgorica - Jezero 1:0
Petrovac – Buduçnosti nuk u zhvillua

Tabela
1 Podgorica    5    4    1    0    9:1    13
2. Deçiq    5    3    2    0    8:1    11
3. Zeta    5    2    1    2    5:5    7
4. Sutjeska    5    2    1    2    8:8    7
5. Iskra    5    1    3    1    5:5    6
6. Rudari    5    2    0    3    6:8    6
7. Buduçnosti    4    2    0    2    4:7    6
8. Jezero    5    1    2    2    2:4    5
9. OFK Petrovac    4    0    2    2    5:7    2
10. Titogradi    5    0    2    3    5:11    2
Në javën e ardhshme do të takohen: Deçiq-Sutjeska. Iskra-OFK Petrovac, Jezero-Titograd, Rudari-Buduçnosti dhe Zeta-Podgorica,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat