Juventusi starton me fitore në edicionin e ri në Serie A

Futboll

Juventusi starton me fitore në edicionin e ri në Serie A

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:38
Juventusi starton me fitore në edicionin e ri në Serie A

Kampioni italian, Juventusi nga Torino, starton me fitore bindëse, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sampdorinë nga Genoa.

Në minutën e 13-të, Dejan Kulusevski ka shënuar gol mjeshtëror nga një pozitë e vështirë. Ai pas asistimit të Ronaldos, nga rreth 15 metra plasoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës mysafire. 

Në minutën e 79-të, Leonardo Bonucci thellon epërsinë falë një gabimit të mbrojtjes mysafire.

Image

Në minutën e 89-të, Cristiano Ronaldo me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe me goditje përtokë thellon fitoren në 3:0.

Pas javës së parë në Serie A, Genoa prinë me 3 pikë, duke lënë pas Juventusin, Napolin, Fiorentinën me nga 3 pikë.

Në javën e dytë Juventusi do të luajë në udhëtim kundër Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat