Real Madridi ndahet baras me Sociedadin

Futboll

Real Madridi ndahet baras me Sociedadin

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:50
Suedezi Alexander Isak për bukuri shërbehet, i cili nga një pozitë ideale gjuan por për fat të keq të tij, portieri Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyeshme

Kampioni i Spanjës, Real Madridi, nuk fiton më shumë se një pikë në hapje të edicionit të ri. 

Madrilenët kthehen me një pikë, duke luajtur baras (0:0) me Sociedadin.

Sulmuesi francez, Karim Benzema, me bashkëlojtarët e tij e zotëruan ndeshjen por jo edhe ta mposhtin Sociedadin. 
Sociedad si gjithmonë është skuadër e papërshtatshme për Real Madridin. 

Duhet veçuar një rast të mirë të vendasve në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 43-të. Suedezi Alexander Isak për bukuri shërbehet, i cili nga një pozitë ideale gjuan por për fat të keq të tij, portieri Thibaut Courtois bën një pritje të shkëlqyeshme për të shpëtuar portën e tij.

Në minutën e 62-të, Benzema pati një mundësi të mirë por portieri Remiro reagoi me zgjuarsi dhe nuk lejoi që të mposhtet.  Ballafaqimi përfundoi me rrjetat e paprekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat