Barcelona ka në listë tre zëvendësues për Semedon

Futboll

Barcelona ka në listë tre zëvendësues për Semedon

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:02
Foto Ilustrim

Barcelona është pajtuar që të shesë Nelson Semedon në këtë verë te Wolverhampton Wanderers në një shumë prej 40 milionë eurosh.

Mbrojtësi portugez ka kohë që lidhet me një largim nga Camp Nou, andaj Ronald Koeman vendosi që kësaj sage t’i jap fund.

Trajneri holandez tani po tenton që të transferojë Sergino Destin nga Ajaxi që është prioritet i tij, ndërsa në listë është edhe ai i Real Betisit, Emerson.

Dest mund të transferohet te Blaugranasit për shumën e 20 milionë eurove, mirëpo kataluansit rivalizohen nga Bayern Munichu.

Kujtojmë se Barcelona kishte paguar gjashtë milionë euro në një marrëveshje të përbashkët me Real Betisin për transferimin e  Emersonit.

Një tjetër opsion për Koemanin mbetet edhe anëtari i Norwichit, Max Aarons, derisa kartoni i tij vlen në shumën e 25 milionë eurove. 

 
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat