“A je i çmendur?” – Klopp i nervozuar me anëtarin e stafit të tij që duartrokiti kartonin e kuq kundër Chelseat

Futboll

“A je i çmendur?” – Klopp i nervozuar me anëtarin e stafit të tij që duartrokiti kartonin e kuq kundër Chelseat

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:28
Foto Ilustrim

Jurgen Klopp ka zbuluar se ai nuk e ka pëlqyer sjelljen e një anëtarit të tij në stafin teknik pas kartonit të pranuar nga Andreas Christensen të Chelsean në përballjen e së dielës që shkoi ndaj Liverpoolit.

Pas një intervenimi të VAR, mbrojtësi danez u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Sadio Manes, kur ky i fundit ishte në kundërsulm.

Ky karton i kuq në përfundim të pjesës së par ndryshoi rrjedhën e lojës, pasi The Blues humbën 2-0 në Stamford Bridge.

Ishte pikërisht Mane ai që shënoi dy golat e takimit brenda katër minutash (50’/54’), për t’i fituar Liverpoolit tri pikë të reja.

The Reds aktualisht kanë dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara, derisa Chelsea ka një fitore e një disfatë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat