Pirlo paralajmëron Ronaldon për më pak minuta këtë edicion

Futboll

Pirlo paralajmëron Ronaldon për më pak minuta këtë edicion

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:49
Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i paprekur në formacionin e Andrea Pirlo.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Serie A, duke shënuar gol qysh në ndeshjen e parë.

Numri i golave të CR7 këtë edicion mund të jetë më i ulët, pasi trajneri i Juves, Andrea Pirlo synon ta pushojë atë me raste të caktuara.

“Kur jemi në ndeshje më pak të rëndësishme do të tentojmë t’i japim pushim”, ka thënë Pirlo për CR7.

“Ai është shumë djalë inteligjent, i cili njeh trupin e tij mirë, kështu që është në dijeni për kohën kur duhet pushuar, apo për të shtuar tempon”, shtoi trajneri.

Pirlo debutoi mbrëmë si trajner i Juventus dhe skuadra e tij bëri shumë mirë kundër Sampdoria, duke marrë fitore 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat