Pas gabimit ndaj Liverpoolit, Kepa humb pozitën e startuesit

Futboll

Pas gabimit ndaj Liverpoolit, Kepa humb pozitën e startuesit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:55
Kepa Arrizabalaga

Frank Lampard e ka pranuar se Kepa Arrizabalaga e bëri një gabim trashanik në humbjen e Chelseat kundër Liverpoolit në Premierligë dhe konfirmoi se Willy Caballero do të jetë në portë në vend të tij për ndeshjen e Carabao Cup kundër Barnley këtë javë.

Trysnia ndaj Kepës është shtuar dukshëm sepse po vazhdon të bëjë gabime të pafalshme, pasi gabimi i tij ia mundësoi Sadi Manes ta dyfishoi epërsinë e Liverpoolit të dielën në Stamford Bridge.

25-vjeçari e bëri një gabim të madh edhe në ndeshjen hapëse të Chelseat në Premierligë kundër Brighton të hënën.

“Sa i përket rastit të Kepës, është një gabim i qartë, na kushtoi sepse në atë çast ne e fituam një penallti nga e cila mund ta kishim barazuar rezultatin”, tha Lampard pas humbjes së Chelseat 2:0 kundër Liverpoolit.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë. Kepa duhet të vazhdojë të punojë, duhet ta përkrahim kjo është shumë e qartë. Por ishte një gabim i qartë nga ana e tij”, shtoi ai.

“Tani mund ta them se Willy Caballero do të luajë të mërkurën, pavarësisht se çfarë ndodhi sot”, nënvizoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat