Pirlo thotë se Ronaldo do të vendos se kur do të luajë apo pushojë

Futboll

Pirlo thotë se Ronaldo do të vendos se kur do të luajë apo pushojë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:18
Cristiano Ronaldo

Andrea Pirlo e ka thënë hapur se Cristiano Ronaldo do të vendos se kur do të luajë apo pushojë te Juventusi.

Trajneri i Zonjës së Vjetër e ka përshkruar portugezin si një lojtar mjaftë inteligjent, pas fitores 3-0 ndaj Sampdorias në Allianz Stadium.

Pirlo zbuloi se një gjë të tillë e kanë biseduar me 35-vjeçarin se kur duhet të pushojë dhe kur të luajë, në mënyrë që të jetë 100% i gatshëm.

“E kemi menduar për këtë dhe kemi biseduar së bashku”, ka thënë ai për Sky Sport. “Ai nuk është i lodhur për momentin, pasi sapo kemi filluar sezonin”.

“Por, kur të vije momenti për ndeshje me rëndësi më të vogël, do të tentojmë t’i japim pushim atij”.

“Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe që punon shumë me trupin e tij, andaj nëse ai e ndjenë të nevojshme të pushojë, atëherë do të pushojë”, ka shtuar më tej Pirlo.

Pirlo e mori drejtimin e Juventusit në këtë verë, duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin që u shkarkua me të përfunduar edicioni 2019/20. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat