Rizespor kërkon 15 për qind të parave nga shitja e Muriqit tek Lazio

Futboll

Rizespor kërkon 15 për qind të parave nga shitja e Muriqit tek Lazio

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:06
Vedat Muriqi

Ish-skuadra e futbollistit Vedat Muriqi, Rizespor, pritet të marrë 15 për qind të parave nga shitja e sulmuesit prizrenas tek Lazio për 18 milionë euro, plus dy milionë të tjera bonuse.

Është presidenti i Rizespor Hasan Kartal që e ka bërë të ditur se e posedojnë një përqindje të kartonit të Muriqit, shkruan Hurriyet, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk kemi pasur takim zyrtar me Fenerbahçen për Muriqin. Ne kemi një pjesë prej 15 për qind, sipas kontratës. Unë mendoj se Fenerbahçe do të na paguajë kur ata t’i marrin paratë nga Lazio”, tha ai.

Muriqi kishte luajtur te Rizespor në edicionin 2018/19, nga ku ishte drejtuar drejt Fenerbahçes.

Përqindje pas shitjes së Muriqit kanë kërkuar edhe tri skuadra shqiptare si Liria, Besa e Kavajës dhe Teuta e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat