Milan fton në tribuna mjekët dhe personelin mjekësor, në ndeshjen hapëse të sezonit

Futboll

Milan fton në tribuna mjekët dhe personelin mjekësor, në ndeshjen hapëse të sezonit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:21
‘San Siro’

‘San Siro’ është rihapur për tifozë dhe sonte pranon 1000 tifozë.

Milan luan sonte kundër Bolognas dhe në këtë ndeshje lejohet të jenë të pranishëm deri në 1 mijë tifozë.

‘Rossoneri’ kanë zgjedhur që këta 1000 të pranishëm të jenë ‘special’, pasur parasysh situatën.

Meqë gjitha telashet erdhën nga pandemia Covid-19, atëherë Milan ka ftuar gjithë stafin mjekësor që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.

Mjekët dhe personeli mjekësor ishin ata që luftuan në vijën e parë gjatë kohës së pandemisë.

Kështu, Milan bën dhuratë për personelin mjekësor në regjionin e Lombardisë, duke i ftuar në ndeshjen hapëse të Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat