Lewandowski mungon në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Sevillas?

Futboll

Lewandowski mungon në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Sevillas?

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:33
Lewandowski mungon në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Sevillas?

Robert Lewandowski mund të jetë mungesa e madhe e Bayern Munich.

Bayern Munich do të përballet me Sevillan në finalen e Superkupës së Evropës, gjatë kësaj jave.

Pas fitores 0:8 ndaj Schalke 04, Bayern Munich ka nisur përgatitjet për Sevillan.

Ajo që mori vëmendjen ishte mungesa e Robert Lewandowski, për të cilën raporton edhe ‘Bild’.

Polaku pësoi një goditje në këmbën e tij të majtë gjatë ndeshjes kundër Schalke, para se të gjente golin.

Gjatë ndeshjes ai nuk ndjeu dhimbje, por duket se situata është komplikuar më vonë.

Mbetet të shihet nëse Lewa do të jetë gati për Sevillan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat