Barcelona ia ofron Suarezit 7 milionë euro për t’u larguar

Futboll

Barcelona ia ofron Suarezit 7 milionë euro për t’u larguar

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:35
Luis Suarez

Luis Suarez i ka refuzuar shtatë milionë euro nga Barcelona për ta shkëputur para kohe marrëveshjen me klubin dhe për t’u larguar këtë verë.

Barcelona ia ofroi sulmuesit të vet uruguaian shtatë milionë euro për ta bindur për t’u larguar nga klubi gjatë këtij afati kalimtar, pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Ronald Koeman.

Suarez ishte në tribuna të dielën për ta shikuar Barcelonën kundër Gironës për takimin miqësor për trofeun Gamper.

Kalimi i Suarezit në Juventus dështoi për shkak të probleme me pasaportën italiane.

Atij i kanë ardhur oferta nga MLS-ja, klubi i David Beckham Inter Miami, të cilat i ka refuzuar, sipas mediave spanjolle.

Edhe Atletico Madridi thuhet të ketë shprehur interesim për të.

Por Suarez nuk duket i bindur për t’u larguar nga Barcelona, me të cilën ka marrëveshje deri më 2021, sepse merr pagë të majme vjetore, rreth 18 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat