Kombëtarja e Italisë kthehet në Bergamo pas 14 viteve – pret Holandën

Futboll

Kombëtarja e Italisë kthehet në Bergamo pas 14 viteve – pret Holandën

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:15
Foto Ilustrim

Bergamo do të jetë qyteti që bën nikoqirin për ndeshjen e radhës së Italisë.

Kombëtarja e Italisë do të luajë ndeshjen e ardhshme kundër kombëtares së Holandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për këtë ndeshje, ‘Azzurri’ kanë vendosur që të zbresin në qytetin e Bergamos, qytet që u ‘shkatërrua’ nga pandemia Covid-19.

Italia pret Holandën, në ndeshjen që do të luhet në ‘Stadi Atleti Azzurri d’Italia’.

Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e tretë të pauzës së ardhshme për kombëtaret është konfirmuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat