Klubet franceze i vihen pas mesfushorit të Interit

Futboll

Klubet franceze i vihen pas mesfushorit të Interit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:08
Marcelo Brozovic

E ardhmja e Marcelo Brozovicit duket se do të jetë në Ligue 1, ku skuadra e Monacos ka shfaqur interes për mesfushorin, i cili ka përfunduar në listën e largimeve të zikaltrve.

Drejtuesit e klubit nga Principata kanë nisur bisedimet me italianët për ta mbyllur sa më parë kalimin e 27-vjeçarit në “Stade Louis II”.

Lojtari ka një klauzolë largimi që kap shifrën 60 milionë euro, por zikaltrit mund ta lënë të lirë futbollistin për 35-38 milionë euro.

Kjo shumë është më se e pëlqyeshme nga francezët, të cilët për kartonin e kroatit i kanë paraqitur Interit ofertën e duhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat