Juventus nis negociatat për rikthimin e Morata në Torino

Futboll

Juventus nis negociatat për rikthimin e Morata në Torino

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:28
Morata

Alvaro Morata mund të kthehet te Juventus.

Ylli spanjoll, Alvaro Morata, mund të jetë gati për një rikthim te skuadra e madhe italiane, Juventus.

Sipas Gianluca Di Marzio, Juventus është në bisedime me lojtarin dhe po prezantojnë planin e tyre.

Marrëveshja (e raportuar) e Luis Suarez me Atletico bën që një nga sulmuesit të largohet nga Atleti, dhe ky duket të jetë Morata.

‘Biankoneri’ janë të interesuar për shërbimet e tij dhe duan të mbyllin marrëveshjen para se të mbyllet merkatoja.

Morata luante më parë me fanellën e Juves, mes vitit 2014 dhe 2016. Ai, sezonin e kaluar me ‘Rojiblancos’ shënoi 12 gola në 34 paraqitje në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat