Paraqitja e Fabinhos përballë Chelseat dëshmoi se ai mund të jetë një mbrojtës qendror i mahnitshëm

Futboll

Paraqitja e Fabinhos përballë Chelseat dëshmoi se ai mund të jetë një mbrojtës qendror i mahnitshëm

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:02
Fabinho

Fabinho ka dhuruar një super paraqitje te Liverpooli në fitoren 2-0 kundër Chelseat në fundjavën që shkoi në kuadër të xhiros së dytë në Ligën Premier.

Jurgen Klopp e konvertoi brazilianin nga një mesfushor në mbrojtës qendror, duke qenë një lëvizje mjaftë e qëlluar.

Fabinho me disa lëvizje arriti që Timo Wernerin mos ta lejojë të zhvillojë lojën e tij, derisa sulmi i The Blues dukej i pafuqishëm në strategjitë e trajnerit gjerman.

Pamjet e publikuar në internet tregojnë më së miri se çfarë arriti të bënte braziliani kund Chelseat në Stamford Bridge.

Nga video që mund të shikoni më poshtë vërehet qartë se Fabinho mund të jetë një qendër mbrojtës i mahnitshëm dhe Klopp mund të luajë me të për gjatë gjithë këtij sezoni, duke ditur se tashmë ka transferuar Thiago Alcantaran nga Bayern Munichu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat