Cavani i ofrohet Real Madridit në transferimin që realizohet në parametra zero

Futboll

Cavani i ofrohet Real Madridit në transferimin që realizohet në parametra zero

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Edinson Cavani thuhet se i është ofruar Real Madridit në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi uruguaian është duke kërkuar një skuadër të re, pas largimin nga Paris Saint-Germain si transferim i lirë.

Sipas asaj që raporton Marca, Cavani është aktualisht në ambientet e klubit spanjoll, derisa pret një përgjigje përfundimtare nga Los Blancos.

Sulmuesi 33-vjeçar thuhet se do të nënshkruaje kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Klubet që kanë biseduar me Cavanin ishin si, Juventus, Roma, Gremio, Benfica dhe Atletico Madrid, mirëpo pa arritur marrëveshje për kushtet personale.

Real Madridi ka kërkuar nga uruguaiani që të ulë pagën e tij, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje sa më parë. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat