Legia Warshava shkarkon trajnerin serb para duelit me Dritën

Futboll

Legia Warshava shkarkon trajnerin serb para duelit me Dritën

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:44
Aleksandar Vukoviq

Kundërshtari i radhës i FC Dritës në Ligën e Evropës, Legia Warshava, ka shkarkuar trajnerin serb Aleksandar Vukoviq, para duelit të së enjtes që do të zhvillohet në Poloni.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit polak.

Legia me serbin në edicionin e fundit fitoi titullin kampion në Superligën e Polonisë. Pasuesi i Vukoviqit nuk është bërë i ditur nga klubi i kryeqytetit polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat