Kapiten i vërtet, Ramos i bind futbollistët e Realit të heqin dorë nga 25 milionë euro

Futboll

Kapiten i vërtet, Ramos i bind futbollistët e Realit të heqin dorë nga 25 milionë euro

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:41
Sergio Ramos

Sergio Ramos e kishte ndihmuar klubin duke i bindur shokët e skuadrës që të hiqnin dorë nga 10% e pagës së tyre, shkaku i krizës që ishte shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Kurse, tani Ramos një gjë të tillë e ka bërë prap, duke i bindur futbollistët që të heqin dorë nga bonuset e tyre.

Real Madridi do të kursejë rreth 25 milionë euro, pasi që futbollistët kanë hequr dorë nga bonuset e tyre.

Ky veprim i futbollistëve u vlerësua mjaft shumë nga bordi i klubit dhe presidenti Florentino Perez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat