Prekja me dorë e Bonuccit, Rizzoli tregon pse nuk u akordua penallti kundër Juventusit

Futboll

Prekja me dorë e Bonuccit, Rizzoli tregon pse nuk u akordua penallti kundër Juventusit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 18:57
Pamje nga ndeshja

Sezonin e kaluar në kampionatin italian u vërshëllyen plot 186 penallti, një rekord absolut ky në botën e futbollit, çka bëri që klasa e arbitrave të reflektojnë dhe të modifikojnë rregulloren, për të mos përsëritur të njëjtën gjë edhe këtë sezon.

Kështu pak ditë më parë dizenjatori i arbitrave Nicola Rizzoli mblodhi të gjithë gjyqtarët e Serisë A dhe B, për t’u dhënë direktiva të reja, ndërsa porosia primare ka qenë që të shmangen penalltitë për kontaktet e lehta dhe të vlerësohen me kujdes prekjet me dorë.

“Nuk dua të shoh më penallti për kontakte të lehta, ashtu siç duhet të vlerësojmë mirë prekjet me dorë. Mbrojtësit nuk mund të luajnë si pinguinë, ndaj jo çdo prekje me dorë duhet akorduar penallti”, tha Rizzoli.

Dhe menjëherë rasti i parë vjen në ndeshjen e njërës prej skuadrave që është përfshirë shpesh në polemikat për favorizim nga arbitrat, Juventusit, mbrëmjen e djeshme ndaj Sampdorias.

Gjithçka ndodhi pranë fundit të pjesës së parë, kur pas një kthese në Bonnazzolit në zonë, topi u ndal në dorën e Bonuccit, por arbitri lejoi vazhdimin e aksionit dhe nuk iu referua as VAR-it për një rishikim të episodit.

Në moviolat e emisioneve sportive u komentua si një risi mjaft interesante, kjo për të mos vërshëllyer penallti çdo prekje të topit me dorë dhe e quajtën të drejtë vendimin e arbitrit Piccinini në Juve-Samp, por theksuan se kjo “njësi matëse” duhet ndjekur gjatë gjithë sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat