Maldini: Do të transferojmë një mbrojtës qendror

Futboll

Maldini: Do të transferojmë një mbrojtës qendror

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 20:39
Paolo Maldini

Maldini ka treguar prioritetin e Milanit në këtë merkato.

Pas transferimit të Tatarusano, Tonali dhe Diaz, Milani po punon edhe për transferimet që mund t’i bëjë në mbrojtje.

Drejtori i Milanit, Maldini ka theksuar se tashmë “Rossonerët” po punojnë të sjellin një mbrojtës qendror, pasi në atë pozitë janë duke çaluar.

“Prioriteti për momentin është padyshim një qendërmbrojtës, pasi atje kemi probleme me dëmtime. Me ardhjen e Sandro Tonali, mesfusha jonë është më se e përshtatshme”, tha fillimisht Maldini.

Ajer dhe Milenkovic? “Unë do të thoja jo… Këta të dy mund të jenë në listë, por të jem plotësisht i sinqertë, ata nuk janë emrat për të cilët po punojmë tani”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se Milani do të takohet sonte me Bolognan nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat