Conte nuk e do në ekip, Interi largon sulmuesin e ri

Futboll

Conte nuk e do në ekip, Interi largon sulmuesin e ri

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 21:20
Antonio Conte

Interi nuk ka vend për të mbajtur në skuadër Sebastiano Esposito. Sulmuesi nuk ka mundësi të marrë minuta në skuadrën e Contes, prandaj drejtuesit po mendojnë që të huazojnë lojtarin e ri.

Ata kanë arritur marrëveshjen e huazimit me SPAL-in.

Sulmuesi do të ketë më shumë mundësi për të luajtur në Serie B. 18-vjeçari do të fitojë përvojë dhe të rikthehet më i fortë te zikaltrit.

Ai nuk kishte mundësi që të duelonte këtë sezon me emrat big që ka Interi, prandaj Conte i sugjeroi që të huazohet. SPAL ka nevojë për sulmues, prandaj e pret me krahëhapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat