Çartet Ibra, fiton Milani

Futboll

Çartet Ibra, fiton Milani

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:37
Çartet Ibra, fiton Milani

Sa më i vjetër aq më i mirë, kështu është me Zlatan Ibrahimoviçin. Ai ka shënuar dy gola për fitoren e Milanit me rezultat 2:0 kundër Bologna-s, në takimin që u zhvillua në stadiumin "San Siro. 

Në minutën e 35-të, Hernandez harkoi brenda 16-shit, ndërsa Ibrahimoviç godet bukur me kokë dhe plason topin në këndin e majtë të poshtëm, 1:0. 

Në minutën e 50-të, 38-vjeçari Ibrahimoviç godet fuqishëm nga penalltia dhe thellon fitoren në 2:0.

Image

Genoa kryeson me 3 pikë në Serie A, duke lënë pas Juventusin, Napolin, Milanin, Fiorentinën me nga 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat