Ibrahimovic: Nëse do të isha 20 vjeçar, do të shënoja edhe dy gola!

Futboll

Ibrahimovic: Nëse do të isha 20 vjeçar, do të shënoja edhe dy gola!

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 23:29
Zlatan Ibrahimovic

Milan ka mposhtur Bolognan në “San Siro” me rezultatin 2:0.

Dy golat për Milanin i ka shënuar sulmuesi 38 vjeçar, Zlatan Ibrahimovic, një me kokë dhe një nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas ndeshjes, Zlatan Ibrahimovic ka theksuar se është në formë të jashtëzakonshme, ndërsa me ironi theksoi se po të ishte 20 vjeçar, do të shënonte dhe dy gola tjerë.

“Jam në formë të mirë, jam duke punuar, kjo është loja e dytë e sezonit. Ne fituam dhe unë mund të kisha shënuar më shumë. Nëse do të isha 20 vjeç, do të kisha shënuar edhe dy… ”, tha Ibra për Sky Sport Italia.

“Unë nuk jam i moshuar, unë jam si Benjamin Button, lind plak dhe vdes i ri! Duke lënë shaka mënjanë, ekipi punoi mirë, ne nuk jemi në 100 përqind dhe prandaj kemi bërë disa gabime që zakonisht i shmangim. Objektivi është të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar. Lojtarët e rinj po punojnë shumë, ata dëgjojnë, ata kanë disiplinë dhe pas gjashtë muajve të fundit e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të bërë mirë, të qëndrojnë të përqendruar çdo ditë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat