Lampard kritikohet nga legjenda e klubit: Kepa s’është portieri!

Futboll

Lampard kritikohet nga legjenda e klubit: Kepa s’është portieri!

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 00:46
Kepa

Chelsea humbi me rezultatin 0:2 ndaj Liverpoolit dhe gafa e portierit Kepa ishte skandaloze duke i falur golin e dytë Manes.

Ish-futbollisti i Chelsea, Chris Sutton, ka kritikuar shumë ashpër trajneri Frank Lampard që i beson ende portierit.

“Mund të shpenzosh një thes me para për të përforcuar sulmin tënd, por çfarë ka kuptimi ka ta bësh për një portier që nuk pret? Kepa i ka kushtuar Chelseat 78 milionë euro në 2018-ën, por nuk ka qenë kurrë në gjendje të bëhej portieri që të gjithë prisnin.

“Është konrmuar blerja më e keqe e Chelseat në Premier League. Futbolli të jep gjithmonë mundësinë ta nisësh nga e para, por Lampard duhet të provojë të fitojë një trofe që në këtë sezon, por kështu nuk është e mundur”, u shpreh Sutton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat