E tmerrshme, vritet me thikë gjyqtari italian së bashku me të dashurën e tij

Futboll

E tmerrshme, vritet me thikë gjyqtari italian së bashku me të dashurën e tij

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:06
Daniele De Santis

Gjyqtari i Serie B dhe Serie C, Daniele De Santis dhe është vrarë së bashku me partneren në banesën e tij në Lecce të hënën mbrëma.

Sipas La Repubblica, 33-vjeçari dhe e dashura e tij 30 vjeçare, Eleonora Manta, janë gjetur të therur për vdekje.

Miqtë e kanë parë një mashkull duke ikur nga vendi i ngjarjes me thikë në dorë, mirëpo nuk kanë arritur ta identifikojnë.

De Santis ka qenë fillimisht gjyqtar në nivelet e Serie C, ndërsa gjatë karrierës së tij ka ndarë drejtësinë në 130 ndeshje zyrtare.

Në vitin 2017, ai debutoi në Serie B si gjyqtar i katërt në ndeshjen Pisa-Benevento. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat