De Bruyne me këmbë në tokë: Nuk mund ta bëj atë që e ka bërë David Silva

Futboll

De Bruyne me këmbë në tokë: Nuk mund ta bëj atë që e ka bërë David Silva

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:12
De Bruyne

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, thotë se nuk ndien kurrfarë presioni për ta zëvendësuar krijimtarinë e David Silvas, duke këmbëngulur se nuk mund ta rikrijojë shkëlqimin e superyllit spanjoll.

Silva i dha fund qëndrimit 10-vjeçar në Etihad këtë verë dhe iu bashkua Real Sociedadit si një mesfushor me 436 paraqitje për Manchester City.

City nuk e ka blerë asnjë zëvendësues kokë me kokë për Silvën, sepse i riu Phil Foden është përcaktuar si lojtari ideal i cili mund ta marrë rolin e spanjollit si mesfushor sulmues.

Por De Bruyne, i cili e barazoi rekordin e Thierry Henry për më së shumti asiste brenda një edicioni sezonin e kaluar, është një lojtar tjetër i cili e ka për detyrë të marrë rol më sulmues në fushë në mungesë të Silvës.

Ylli belg, megjithatë, nuk mendon ashtu, sepse nuk është i bindur që ekziston një mënyrë e vërtetë për ta zëvendësuar ish-yllin e City.

“David Silva ishte lojtar i jashtëzakonshëm për ne. Unë nuk mund ta rikrijoj atë që David e bën”, tha De Bruyne.

“Unë duhet ta ndihmoj ekipin tim në mënyrën që gjithmonë përpiqem ta bëj. Të gjithë duhet të luajnë me cilësitë e veta”, shtoi ai.

“Natyrisht se do të jetë e vështirë sepse Silva ishte mjeshtër i hapësirave të ngushta, por mendoj se kemi njerëz të cilët mund ta bëjnë këtë punë. Ai sigurisht do të na mungojë brenda dhe jashtë fushës”, nënvizoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat