Torres zgjedh formacionin e bashkëlojtarëve më të mirë nga Premierliga

Futboll

Torres zgjedh formacionin e bashkëlojtarëve më të mirë nga Premierliga

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:41
Fernando Torres

Fernando Torres ka befasuar me disa emra të përzgjedhur nga formacioni i përbërë nga bashkëlojtarët e tij më të mirë nga aventurat në Premierligë.

Fernando Torres ka zgjedhur formacionin e përbërë nga bashkëlojtarët e tij më të mirë nga aventurat në Premierligë te skuadra e Liverpoolit dhe Chelseat.

“The Kid” ka luajtur me shumë emra të njohur të elitës së futbollit anglez.

Mirëpo, në zgjedhjet e tij, ai ka befasuar duke lënë jashtë ekipit portierin Petr Cech, mbrojtësin Jamie Carragher, ose dyshen e mesfushorëve Javier Mascherano e Eden Hazard.

Formacioni i zgjedhur nga Torres: Pepe Reina, Branislav Ivanovic, Sami Hyypia, John Terry, Ashley Cole, Xabi Alonso, Frank Lampard, Steven Gerrard, Dirk Kuyt, Yossi Benayoun, Didier Drogba. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat