Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

Futboll

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:43
Foto Ilustrim

Arbëria befasoi të gjithë me paraqitje në ndeshjen debutuese në Superligë, duke e mposhtur Trepçën’89 me rezultat 0:2 në “Riza Lushta”.

Ndërsa, në xhiron e dytë, klubin nga Lipjani e pret një sfidë shumë më e vështirë. Ata do të përballen me fituesen e Kupës së Kosovës, Prishtinën, e cila vjen nga fitorja 3:0 ndaj Drenicës.

Në anën tjetër Drenica dhe Besa e Pejës do të kërkojnë pikët e para në duelin mes tyre. Drenica u mposht nga Prishtina në xhiron e parë, kurse Besa në Pejë u mposht bindshëm 1:4 nga Ballkani.

Të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat