Idriz Voca ndodhet në Turqi për testet mjekësore, pritet të nënshkruajë me ...

Futboll

Idriz Voca ndodhet në Turqi për testet mjekësore, pritet të nënshkruajë me ...

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:54
Idriz Voca

Klubi turk, MKE Ankaragucu, i ka siguruar shërbimet e futbollistit të Kosovës, Idriz Voca – njofton CNN Turk.

Futbollisti defensiv ka arritur në Ankara, ku fillimisht do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se ta nënshkruajë kontratën.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit nga Superliga turke, Fatih Mert, në një postim në rrjetet sociale.

Ai i ka njoftuar tifozët e klubit se pas testeve të zakonshme mjekësore, lojtari shqiptar do t’i bashkohet ekipit të Ankaragucu.

23-vjeçari, i cili largohet nga FC Luzerni, pritet që gjatë kësaj jave ta mbyllë kontratën dhe të zyrtarizohet si lojtari ri i klubit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat