Dortmundi i dërgon mesazh të qartë Manchester Unitedit për Sanchon

Futboll

Dortmundi i dërgon mesazh të qartë Manchester Unitedit për Sanchon

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:41
Jadon Sancho

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl, ka këmbëngulur se Jadon Sancho nuk do t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë kësaj vere.

Anësori anglez është synim i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer tash e një kohë të gjatë, por marrëveshja me Dortmundin për shërbimet e tij ka qenë gjithmonë vështirë e arritshme.

Humbja 3:1 kundër Crystal Palace në ndeshjen hapëse në sezonin e ri në Premierligë i ka zemëruar përkrahësit e Unitedit, të cilët dëshpërimisht duan të shohin fytyra të reja në Old Trafford.

Por duket që tërbimi i tyre do të shtohet edhe më shumë, pasi Sancho duket i paarritshme bazuar në komentet e drejtorit sportiv Kehl.

“Ai (Jadon Sancho) është lojtari ynë dhe do të qëndrojë këtu”, tha Kehl.

“Ishte një qëndrim i rëndësishëm i klubit sepse ne kemi përgjegjësi të caktuara. Pa Sanchon, ky ekip është më i dobët”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat