Prishtina në Kastriot kundër Arbërisë, Drenica pret Besën

Futboll

Prishtina në Kastriot kundër Arbërisë, Drenica pret Besën

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:23
Prishtina në Kastriot kundër Arbërisë, Drenica pret Besën

Superliga e Kosovës vazhdon me orar të ngjeshur, pasi sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së dytë.

Skuadra debutuese në elitë, Arbëria, do ta sfidojë Prishtinën, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Arbëria e nisi suksesshëm aventurën e saj në Superligë, pasi të premten shënoi fitore të madhe në udhëtim ndaj Trepçës ’89.

Megjithatë, sot skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina do të ketë punë të vështirë, ngase përballet me skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani, që në ndeshjen e parë realizoi fitore bindëse kundër Drenicës.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Dardan Caka me asistentët Fatmir Abrashi, Visar Kelemendi dhe Erdall Zasella.

Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica do t’i bëjë konak skuadrës pejane, Besa.

Të dyja skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv për t’u këndellur nga humbjet e thella që pësuan në ndeshjet hapëse të këtij edicioni.

Në këtë ndeshje gjyqtar kryesor është Shpëtim Murtezi me asistentët Gzim Mehmeti, Bashkim Hyseni dhe Alban Shala. Ndeshjet luhet në oërn 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat