Futbollisti i Prishtinës: Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe ndaj Arbërisë

Futboll

Futbollisti i Prishtinës: Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe ndaj Arbërisë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:27
Futbollisti i Prishtinës: Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe ndaj Arbërisë

Sot Prishtina do të zhvillojë ndeshjen e dytë kampionale të edicionit. Prishtina është mysafire e Arbërisë në fushën asnjanëse të KEK-ut – aty ku Arbëria nga Dobraja ka vendosur t’i zhvillojë ndeshjet si vendase.

Skuadra nuk ka lëndime apo kartonë nga ndeshja e para tre ditëve me Drenicën.

Besnik Krasniqi tha se do të janë të vëmendshëm maksimalisht.

“Ishte ndjenjë shumë e mirë që pas shumë vitesh u ktheva të luaj në shtëpinë time. Jam shumë i kënaqur që arritëm fitore të pastër”.

Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe ndaj Arbërisë, skuadër kjo për të cilën nuk kam shumë informata, por sipas ndeshjes së parë, s’duhet nënvlerësuar, për çka jemi shumë të vëmendshëm që të japim më të mirën nga vetja jonë duke shpresuar se do të rikthehemi me pikët e plota”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Krasniqi për faqen e FC Prishtina.

Java II
Arbëria – Prishtina
E martë, 22 shtator – ora: 16.00
Stadiumi: “Agron Rama”, Kastriot (Obiliq)
Pa prezencën e shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat