Rummenigge: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë

Futboll

Rummenigge: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:43
Rummenigge: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë

Ka një entuziazëm të madh në shtëpinë e Bayern Munich për progresin dhe suksesin e skuadrës në sezonin e kaluar.

Meritat e mëdha duket se janë kryesisht të trajnerit Hansi Flick që, sipas Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i bavarezëve, ka ndërtuar një marrëdhënie unike me lojtarët.

“Nga momenti që ka marrë drejtimin e skuadrës në nëntor është sikur dikush ka ndezur dritën përsëri”, ka thënë Rummenigge për Deutschen Presse-Agentur në lidhje Flick.

“Mund të ndihemi me fat sepse bëhet fjalë për një person të jashtëzakonshëm. Hans ka vënë në dispozicion punën e tij, eksperiencën e tij dhe empatinë e tij. Duket sikur ka vite që punon me ne”.

“Nuk i kam parë kurrë të gjithë lojtarët të ndjekin një trajner siç po ndodh tani. Besoj se ndikimi i tij është një rezultat i pabesueshëm. Për në vlen me të vërtetë tani ‘një për të gjithë, të gjithë për një'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat