Debutuesi i rrëmben pikë Prishtinës 

Futboll

Debutuesi i rrëmben pikë Prishtinës 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2020 Në ora: 16:57
Debutuesi i rrëmben pikë Prishtinës 

Skuadra e futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit po tregohet shumë e fortë në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ata si vendas luajtën në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot (fusha e tyre nuk i plotëson kushtet) dhe barazuan me rezultat 1:1 me Prishtinën, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Arbëria avancon me rezultat 1:0 falë golit të futbollistit Dior Zabërgjës që realizoi në minutën e 10-të.  Ky goli i hershëm nuk e dekoncentroi skuadrën nga kryeqyteti por dhjetë minuta (35’) pa përfunduar pjesa e parë barazoi shifrat. Autor i golit Oto John.

Në minutën e 70-të, rast fantastik për Prishtinën. John godet pas pritjes së Kaçiut, Arrabal largon topin nga vija e portës.

Në fund të takimit, Mici për bukuri deri te Bekteshi, i cili gjuan me kokë por topi ndalet nga shtylla pingule.

Prishtina dhe Arbëria, në dy javët e para kanë një fitore e një barazim, sidomos skuadra nga Dobraja po befason për të mirë me kryetrajnerin Arbnor Morinën.  Për Arbërinë barazimi gjithsesi se ka edhe vlerën sikur të fitores.

Prishtina udhëheq renditjen me 4 pikë sa ka edhe Arbëria në pozitën e dytë.
Duhet shtuar se, Zekirija Ramadani është kryetrajner i Prishtinës, i cili ka ecuri të mirë në dy takimet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat