Gjilani me përforcim spektakolar

Futboll

Gjilani me përforcim spektakolar

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:23
Gjilani me përforcim spektakolar

Skuadra e Gjilanit sjell përforcim spektakolar.

"Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.

Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.

Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tijë në futbollin vendor në Kosovë, pasiqë më parë, para transferimit të tijë në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi.

Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli, transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën do ti kalonte 8 vite nga karriera e tijë, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri.

Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikmet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutotne me fanellën e Kosovës.

Sport Club "Gjilani" i dëshiron mirëseardhje futbollistit më të ri në skuadrën tonë, Besar Musolli", njodton Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat