Topçiu nuk është më trajner i Gostivarit

Futboll

Topçiu nuk është më trajner i Gostivarit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:31
Topçiu nuk është më trajner i Gostivarit

Birol Topçiu nuk nuk është trajner i KF Gostivari. Lajmin e ka bërë vet ai përmes një statusi në Facebook, shkruan News-tv.

“Nga sot nuk jam më trajner i klubit të Gostivarit.

Kisha nderin të jem trajneri i këtij klubi me traditë. Po largohem për shkaqe të ndryshme. E lë skuadrën pa humbje në katër ndeshjet e para. I falënderoj të gjithë për përkrahjen. KF Gostivarit i dëshiroj suksese në vazhdim të kampionatit”, ka shkruar Topciu.

Pas javës së 4-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, grupi i perëndimit, skuadra e Gostivarit renditet në vendin e dytë me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat