​Ministri italian i sportit tregon kur hapen stadiumet

Futboll

​Ministri italian i sportit tregon kur hapen stadiumet

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 17:53
Ilustrim

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka zbuluar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor.

Në xhiron e parë të Serie-A, qeveria lejoi nga 1000 tifozë nëpër stadiume dhe tani ministri njofton se do të fillojnë të lejojnë rritjet e numrit duke filluar nga muaji i ardhshëm.

“Për momentin nuk mund të shkojmë me mbi 1000 tifozë brenda stadiumit.”, deklaroi fillimisht Spadafora.

“Por, duke filluar nga 8 tetori, ne do të shohim mundësinë e hapjes më të madhe të stadiumeve për tifozë. Do të bashkëpunojmë me institucionet tjera relevante për t’i shikuar të gjitha aspektet e nevojshme për të mos rrezikuar shëndetin e askujt. Derisa shtetet e tjera po përballen me një numër të madh të infektuarve, ne nuk duam që të bëjmë hapa të ngutshëm në këtë drejtim.”, sqaroi në fund Spadafora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat