Skuadra shqiptare e pafat! Media maqedone: Vardari e shpëtoi veten nga një turp i madh

Futboll

Skuadra shqiptare e pafat! Media maqedone: Vardari e shpëtoi veten nga një turp i madh

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2020 Në ora: 19:04
Skuadra shqiptare e pafat! Media maqedone: Vardari e shpëtoi veten nga një turp i madh

Skuadra shqiptare Vardari Forinë nuk pati fat në Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll.  

Ata u eliminuan pas penalltive me rezultat 7:6 nga skuadra me renome Vardari nga Shkupi. 
Ndeshja përfundoi baras (2:2) por me penallti skuadra shqiptare ka qenë e pafat.   

“Vardari e shpëtoi veten nga një turp i madh. Kampioni aktual i Maqedonisë, me gjithë problemet me të cilat përballet këtë sezon, përsëri hyri me rolin e favoritit absolut në këtë ndeshje, skuadra e Vasoskit u gjend një hap afër një triumfit pasi udhëhoqi me 0:2 përmes Blazhevskit dhe Petkovskit, por Vardari nga Forino tregoi cilësi dhe karakter duke arritur të kthehet në rezultat.

Emir Aliu ishte lojtari kryesor në ekipin vendas, pasi ai mposhti dy herë portierin e Vardarit në vetëm pesë minuta dhe solli barazimin (2:2).

Penalltitë ishin dramatike, deri në nëntë seri u kryen, por Sinani (goditi traversën) dhe Vardari u kualifikua në të tetën e finales”, shkruan mes të tjera “Ekipa.MK”.

“Jemi Krenar me ju edhe pas eliminimit.
Treguat burrërinë tuaj, luajtët si burra dhe i treguam të gjithrve se kjo skuadër duhet mbrshtetur!
Tani të gjithë forcat do i tregojmë në kampionatin e ligës së dytë. Ne jemi më të mirët dhe do ja dalim dhe do e dëshmojmë këtë. 

ForcaVardari”, shkruan në faqen e Vardarit nga Forino.

Vardari (F) – Vardari (Sh) 6:7  - 2:2
Stadiumi në Gostivar.
Pa spektatorë.
Gjyqtar: Blagojce Rallevski , asistentë Zlate Lozanovski e Jovce Kokeski.
Shënuesit: Aliu (72’- nga penalltia e 74')  - Blazhevski (38'), Petkovski (56').
Vardari F: Jashari, Sadiki, Sinani, Ejupi, Azizov, Aliu, Bekir, Aziri, Leskaroski, Asani, Luma.
Luajnë gjithashtu: Curi, Aliu.
Vardari i Shkupit: Igeski, Radulloviq, Blazhevski, Gjurkovski, Petkovski, Velkovski, Krstevski, Ircevski, Rexhepi, Petroviq, Martinaga. 
Luajnë gjithashtu: Guxhufi, Stojanovski, Partalko, Petejcuk, Guguljanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat