​Suarez-Atletico, Barcelona bllokon transferimin e lojtarit

Futboll

​Suarez-Atletico, Barcelona bllokon transferimin e lojtarit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 20:54
Luis Suarez

Pas lajmeve se marrëveshja mes lojtarit uruguaian Luis Suarez dhe klubit nga qyteti i Madridit, Atletico Madrid, ishte thuajse në përfundim, tani ka lajme të reja, ku thuhet se klubi i Barcelonës refuzon ta shesë Suarez te klubi rival.

Pas këtij lajmi, thuhet se Suarez ka kontaktuar avokatët e tij pasi që është i pakënaqur me qasjen që është duke bërë ekipi aktual i tij, për të bllokuar transferimin në “Wanda Metropolitano”.

Trajneri i ri i Barcelonës Ronald Koeman, i kishte kumtuar Suarezit që nuk do të jetë në planet e tij dhe në fund klubi “katalunas” së bashku me Suarez ishin akorduar për shkëputje të kontratës.

Por, pas lajmeve të fundit, me kalimin e Alvaro Morattës në Juventus, Atletico u hodh në “gjueti” për një sulmues, ku së fundmi Suarez ishte identifikuar si lojtar që do ta zëvendësonte Morattën, Barcelona kishte theksuar që Suarez nuk do të lejohet të kalojë te klubi rival madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat