Mesfushori shqiptar flet si futbollist i Espanyolit

Futboll

Mesfushori shqiptar flet si futbollist i Espanyolit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:33
Mesfushori shqiptar flet si futbollist i Espanyolit

Keidi Bare deklaroi se ka pritur dy muaj për t’u transferuar te Espanyoli. Pasi sot u prezantua si futbollisti më i ri i katalanasve, futbollisti i Shqipërisë vlerësoi lidhjen e fortë të tifozëve Espanyolit me skuadrën.

Ai shprehu dëshirën që skuadra të rikthehet sërish në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Kam pritur gati dy muaj, por tani jam gati. I njoh tifozët, të cilët janë shumë besnik ndaj ekipit. Ata i ndodhen pranë Espanyolit në kohë të mira dhe të vështirë, gjithmonë na brohorisin.

Espanyoli është një klub historik me një traditë të gjatë në La Liga dhe këtë vit shpresojmë të rikthehemi. Jam lojtar agresiv dhe energjik. Jam gjithmonë 100% në stërvitje dhe ndeshje. Uroj të kontribuoj”, deklaroi futbollisti më i ri i Espanjolit Keidi Bare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat