Carragher: De Bruyne menjëherë pas Messit dhe Ronaldos

Futboll

Carragher: De Bruyne menjëherë pas Messit dhe Ronaldos

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 22:35
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne është lojtari më i mirë në Premier Ligë dhe renditet i treti, menjëherë pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos si lojtari më i mirë në botë.

Kështu së paku mendon ish- lojtari i Liverpoolit dhe i Anglisë Jamie Carragher.

De Bruyne shkëlqeu në fitoren e Manchester Cityt 3:1 të hënën kundër Wolves.

“Po, ai është lojtari më i mirë në Premier Ligë. Mori çmimin si lojtari më i mirë i vitit të kaluar, por ndonjëherë ka lojtarë që e marrin atë çmim dhe më pas pësojnë rënie, por kjo nuk ndodhi me De Bruyne. Ai vazhdon të jetë lojtari më i mirë në Premier Ligë,” tha Carragher.

“E kam thënë këtë edhe për Eden Hazard para se ai të largohej drejt Real Madridit. E fitonte ose jo çmimin, ai ishte lojtari më i mirë, tani është De Bruyne,” shtoi ai.

“Kur flasim për lojtarin më të mirë në botë, unë do të përmendja De Bruyne. Unë do ta vendosja atë menjëherë pas dyshes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo”, përfundoi Carragher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat