Bernard Berisha sërish në formacionin e javës në Rusi

Futboll

Bernard Berisha sërish në formacionin e javës në Rusi

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 08:40
Bernard Berisha

Bernard Berisha po vazhdon me formë të lartë sezonin e ri.

Sulmuesi i majtë i Kosovës është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit rus.

Berisha luajti titullar në humbjen e Akhmat Groznyt 1:0 ndaj Dinamo Moskës në udhëtim, pas golit në minutat shtesë.

Bernardi ishte rreziku kryesor për kundërshtarin.

Është raportuar se Berisha pritet të ftohet për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut pavarësisht përplasjes me trajnerin Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat