Katër rekordet që Messi do të tentojë t’i thyejë me Barcelonën në këtë edicion

Futboll

Katër rekordet që Messi do të tentojë t’i thyejë me Barcelonën në këtë edicion

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:00
Messi

Pas një rrëmujë të gjatë të shkaktuar në muajin gusht se mund të ndodhte largimin nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi, në shtator Lionel Messi konfirmoi se nuk largohet nga Barcelona.

Ylli argjentinas lidhej me një kalim te Manchester City, Interi ose Paris Saint-Germain, mirëpo më pas lojtari u pajtua që të qëndronte te katalunasit.

Me qëndrimin e ij te Blaugranasit, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të tentojë që së paku t’i thyejë katër rekorde.

Diario Sport ka zbuluar katër rekordet që 33-vjeçari mund t’i thyejë në këtë edicion te Barcelona:

1# Më së shumti paraqitje te Barcelona

Xavi e mban aktualisht rekordin me më së shumti paraqitje në fanellën e skuadrës katalunase me 767 sosh, derisa Messi ka 731.

2# Më së shumti gola të shënuara për një klub

Rekordi mbahet nga legjenda Pele që kishte shënuar 643 herë për Santosin, ndërsa Messi ka shënuar 634 për Barcelonën, andaj atij i duhen vetëm dhjetë sosh.

3# Më së shumti sezone të kaluara në një klub

Të dy Carles Rexach dhe Xavi kanë qëndruar te Barcelona për 17 sezone, derisa Messi aktualisht ka 16 të tilla. Nëse qëndron në komplet edicionin, atëherë do t’i barazojë që të dy.

4# Më së shumti trofe me një klub

Ryan Giggs e mban rekordin me më së shumti trofe të fituar me një klub, përkatësisht me Manchester Unitedin, 36 të tillë. Messi nuk qëndron shumë larg, pasi i duhen vetëm edhe dy për të barazuar legjendën e Djajve të Kuq. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat