Braziliani i Premierligës: Mund të isha rebel, futbolli më shpëtoi

Futboll

Braziliani i Premierligës: Mund të isha rebel, futbolli më shpëtoi

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:30
Foto Ilustrim

Sulmuesi brazilian i Evertonit, Richarlison ka treguar historinë e shokëve të tij me të cilët është rritur në Brazil. Ylli i Evertonit ka kaluar në një fëmijëri të vështirë dhe në kushte të vështira financiare.

Richarlison tregon se edhe ai ka mundur të jetë një rebel por është futbolli që ia ka shpëtuar jetën.

“Shokët e mi më të cilët luaja futboll tash punojnë në supermarket, e të tjerët në ndonjë fermë. Shumë shokë të tjerë kanë përfunduar në burg. Edhe unë kisha mundësi të bëhesha rebel. Futbolli më ktheu në rrugën e duhur”.

Sulmuesi 23 vjeçar në Everton ka pagë vjetore prej 4.68 milionë euro.

Në këtë sezon ka zhvilluar dy ndeshje, duke dhuruar dy asistime nën urdhrat e trajnerit italian Carlo Ancelotti.

Talenti brazilian shihet me të ardhme të ndritur në futbollin evropian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat