Suhareka dhe Podujeva sjellin sot dy super-sfida, me të cilat mbyllet xhiroja e dytë e elitës së futbollit kosovar.
Pas fitores në udhëtim ndaj Besës 4:1, Ballkani luan ndeshjen e parë në shtëpi të këtij edicioni, ku pret ekipin e Feronikelit.
Fillimi i furishëm i kampionatit nga skuadra e Drenasit, që deklasoi Gjilanin të dielën, e bën këtë ndeshje mjaft të paparashikueshme.
Gjyqtar kryesor në këtë ballafaqim do të jetë Selim Isufi me asistentë Fatlum Berishën e Bujar Selimajn, ndërsa gjyqtar i katërt Vigan Ibërdemaj.
Sfida tjetër e ditës luhet në “Zahir Pajaziti”, ku Llapi zhvillon ndeshjen e parë të këtij kampionati.
Ekipi i Tahir Batatinës është nikoqir i Gjilanit, skuadër që udhëton për fitore pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë në Drenas.
Gjyqtar kryesor i këtij takimi do të jetë Burim Jahmurataj, i cili do të ndihmohet nga Lumturije Muhadri, Safet Berisha dhe Isak Cerroviku.
Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 16:00 dhe transmetohen në Art Motion.
SOT
16:00 Ballkani – Feronikeli
Gjyqtarë: Selim Isufi, Fatlum Berishën e Bujar Selimajn, Vigan Ibërdemaj.
16:00 Llapi – Gjilani
Gjyqtarë: Burim Jahmurataj, Lumturije Muhadri, Safet Berisha, Isak Cerroviku.