Mourinho piketon mbrojtësin e Interit si transferimin e fundit te Tottenham

Futboll

Mourinho piketon mbrojtësin e Interit si transferimin e fundit te Tottenham

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:43
Milan Skriniar

Tottenham Hotspur do të nisë bisedimet me Interin për mbrojtësin Milan Skriniar, sipas Sky Sport Italia, dhe çmimi i kërkuar është 60 milionë euro.

Skriniar është në treg, pasi nuk ka arritur dot të përshtatet në sistemin me tre mbrojtës të Antonio Conte.

Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio të Sky Sport Italia pretendojnë se ka pasur kontakte fillestare mes klubeve, por janë ende në fazat e hershme të negociatave.

Çmimi i kërkuar është 60 milionë euro për 25-vjeçarin sllovak, dhe Nerazzurri kërkon vetëm para, jo një shkëmbim të mundshëm me Tanguy Ndombele.

Kjo pasi ata më pas do të investonin një pjesë të parave në sjelljen e një zëvendësimi, me shumë gjasë Nikola Milenkovic të Fiorentinës.

Milani po ndjek gjithashtu Milenkovic, por çmimi i lartë prej 25 milionë eurove po pengon akordin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat