Drita niset drejt Polonisë

Futboll

Drita niset drejt Polonisë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:13
Drita niset drejt Polonisë

Drita ka udhëtuar sot drejt Polonisë, ku nesër mbrëma do të përballet me Legia Warsaw, në një ndeshje të rundit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës.

Klubi gjilanas dje mori konfirmimin se u janë kthyer negative të gjitha testet e futbollistëve të vet për koronavirus, në prag të takimit me klubin polak.

Kampionia e Kosovës Drita është në kërkim të më shumë historisë kur e viziton Poloninë për t’u përballur me Legia të enjten në rundin e tretë kualifikues në garën dytësore evropiane.

Kaltërebardhët i kryen përgatitjet për këtë ndeshje në Durrës të Shqipërisë dhe e ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar drejt Polonisë pasi nuk e ka asnjë rast me koronavirus në skuadër.

Drita u nis sot nga aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” dhe pritet të mbërrijë në Poloni në mesditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat