Odegaard rezulton pozitiv me coronavirus, Reali do t’i testojë të gjithë lojtarët

Futboll

Odegaard rezulton pozitiv me coronavirus, Reali do t’i testojë të gjithë lojtarët

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:14
Martin Odegaard

Futbollisti i Real Madridit, Martin Odegaard, ka rezultuar pozitiv në testimet për coronavirus – ka bërë të ditur programi spanjoll Onda Madrid.

Në bazë të njoftimit të transmetuar nga AS, pas testimeve standarde që ia janë bërë skuadrës së kthyer nga San Sebastian pas ndeshjes ndaj Real Sociedadit, norvegjezi ka dalë pozitiv.

Mesfushori është stërvitur me skuadrën para se të bëheshin të ditura rezultatet, prandaj në bazë të protokollit, të gjithë lojtarët do t’u nënshtrohen testimeve PCR, në mënyrë që të mësohet infektimi eventual i ndonjë lojtari tjetër.

Image

Pas Marianos (i cili u infektua në muajin korrik), ky është rasti i dytë i infeksionit me coronavirus te skuadra e Real Madridit.

Lojtari i ri tash duhet të vetizolohet në shtëpi në periudhën e caktuar të karantinës, para se të jetë në gjendje të kthehet sërish te skuadra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat