Roma apelon

Futboll

Roma apelon

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:37
Roma apelon

Presidenti i Federatës Italane të Futbollit Grabiele Gravina u shpreh se verdikti i Gjykatës Sportive për penalizimin e Romës me humbje 0-3 ndaj Veronës është “i qartë”.

Kreu i futbollit italian la të kuptohej se Roma ka shumë pak shanse të fitojë apelimin për vendimin ndëshkues të Gjykatës Sportive në lidhje me anulimin e humbjes në tavolinë për ndeshjen e parë të sezonit në Serinë A.

“Rregulli ësh shumë i qartë, por ne ua lëmë çështjen gjyqtarëve në dorë, të cilët janë të kujdesshëm dhe të përgatitur për të dhënë një gjykim më të saktë”, u shpreh presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina.

Roma u dënua me humbje 0-3 ndaj Veronës për shkak se kishte regjistruar në shkelje me proçedurat e regjistrimit të federatës lojtarin Amadu Diavara me moshën 22 vjeç, kur në fakt ai kishte mbushur 23 vjeç në 17 korrik. Klubi verdhekuq akuzohet se ka regjistruar në shkelje flagrante lojtarin e tij për ndeshjen me Veronën në mënyrë që të krijonin hapësirë për një tjetër lojtar në listën A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat